Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e hershme e shqiptarëve, shtegtimi ynë nga Iliria perandorëve deri te Bizanti i qëndresave epike
Për banorët e lashtë të Ballkanit dhe për gjuhët që flisnin kemi relativisht pak të dhëna. Përveç një numri shumë të vogël mbishkrimesh të shkurtra, si dokumente gjuhësore për ilirishten, trakishten dhe dakishten mbeten vetëm emra njerëzish dhe vendesh të përmendur sidomos nga autorë të lashtë grekë e latinë, që zakonisht nuk qenë fort të interesuar për popujt e tjerë. Megjithatë, nga ç’mbetet prej këtyre gjuhëve, kemi mundësi të arrijmë në përfundimin se ato qenë indoevropiane, pra edhe të lidhura, ndonëse larg e larg, me gjuhët latine, greke, gjermanike, sllave, baltike, kelte e kështu me radhë. Atdheu fillestar i shqiptarëve pranohet përgjithësisht të kenë qenë malet e Shqipërisë, dhe në mënyrë të veçantë të Shqipërisë veriore. Dijetari gjerman Georg Shtatmyler (Georg Stadtmüller 1901-1985) ve aq...