Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e gruas që mori gjakun…
NJË DASHURI, PËR DY VËLLEZËR! Aparati im fotografik, qysh në fillim u pa me shumë dyshim dhe pata vështirësi të madhe ta bindja secilin që t’i bëja fotografi. Shumë fotografi të fshehta i kam bërë me një aparat fotografik të vogël “Brownie”, pasi për fat të keq i kisha mbaruar filmat për Kodakun e madh që kisha. Por, isha në gjendje që të siguroja disa fotografi, të cilat shfaqen në këtë vëllim. Një mëngjes herët, në të lindur të diellit, isha duke ecur me Lukën dhe Palokun, kur na kaloi para një grua e re. “Kjo është Mrika e Kolë Marashit,” – tërhoqi vëmendjen Luka. “Kush është ajo? ” – pyeta. “Mrika. Gruaja që mori gjakun”, – ishte përgjigjja e tij. “Dy vjet të shkuara,...