Histori e vërtetë / Ky ishte “Agjenti 007” i Enver Hoxhës që shtiu në duar sekretet e NATO-s

Histori e vërtetë / Ky ishte “Agjenti 007” i Enver Hoxhës që shtiu në duar sekretet e NATO-s

Në gusht të vitit 1949, në aeroportin Çiampino të Romës mbërriti një pjesë e stafit të ambasadës shqiptare në Itali. Mes të tjerëve, bashkë me të shoqen dhe vajzat e mitura, zbriti edhe Sekretari i Dytë i ambasadës, Shemsi Beqir Aliaj. Sipas stilit së organizimit të shteteve të bllokut komunist të Lindjes, i maskuar nën një detyrë diplomatike, Shemsi Aliaj, një oficer i sektorit të zbulimit të ushtrisë, ishte ngarkuar të drejtonte agjenturën shqiptare në Itali. Emërimi ishte firmosur në kohë të vështira. I sapondarë nga Jugosllavët, të cilët do ti konceptonte me tmerr deri në fund të jetës, i troshitur nga zhvillimet e luftës Civile në Greqi, dhe për më keq i vënë në shënjestër nga amerikanët dhe britanikët për ta rrëzuar nga pushteti,...