Hiqen mbi 1500 komplete me çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit,procedohen 14 shtetas

Hiqen mbi 1500 komplete me çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit,procedohen 14 shtetas

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet masive në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, përgjatë vijës bregdetare. Mësohet se janë liruar hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme. Janë hequr dhe sekuestruar 1566 komplete me çadra dhe shezlongë. Sipas uniformave blu bëhet e ditur se janë proceduar penalisht 14 shtetas. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra...