Himara në luftë me zjarret, prefektja Alushi dhe ministri Lamallari në terren: Janë djegur 6 banesa dhe pemëtari! Vlerësim dëmeve pas shuarjes së flakëve

Himara në luftë me zjarret, prefektja Alushi dhe ministri Lamallari në terren: Janë djegur 6 banesa dhe pemëtari! Vlerësim dëmeve pas shuarjes së flakëve

Himara po përballet me orë apokaliptike nga zjarret që prej mbrëmjes së djeshme, kur lagjja 1 Maji u përfshi nga flakët dhe ka dëme të konsiderueshme. Deri më tani raportohet për të paktën 6 banesa të shkrumbuara, ndërsa ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve edhe nga ajri. Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, ka bërë me dije se deri më tani janë evidentuar gjashtë banesa të dëmtuara nga zjarri, ndërsa janë djegur edhe pemëtari. Vlerësimi i plotë i dëmeve pritet të bëhet pas shuarjes së plotë të flakëve. Sipas saj, nuk ka pasur bagëti të djegura. Ndërkohë, pak çaste më parë në Himarë ka mbërritur dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes...