Himara në alarm/ Zjarret shkrumbojnë 6 banesa, dy të moshuar në rrezik për jetën

Himara në alarm/ Zjarret shkrumbojnë 6 banesa, dy të moshuar në rrezik për jetën

Zona turistike e Himarës është nën kërcënimin e flakëve. Një zjarr masiv, i cili nisi në lagjen “1 Maji”, u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke iu afruar zonave të banuara, por edhe zonës së bregdetit. Situata u bë veçanërisht e vështirë në një periudhë kur Himara është e mbushur me turistë dhe hotelet janë plot. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, lëshoi një urdhër evakuimi dhe një pjesë e banorëve dhe turistëve në zonat e rrezikuara lanë banesat. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një prononcim tha se deri më tani raportohet për 6 banesa të djegura, 3 prej tyre të banuara, nga të cilat janë shpëtuar edhe 2 të moshuar. Për përballimin e situatës janë angazhuar 300 forca të emergjencave civile...