Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë zjarri të kryer në Sarandë ndaj shtetasit Artan Murtaj, i njohur ndryshe me nofkën “Tani i Ruzhdiut”. Hetimi po mbështet mes të tjerash pistën e një krimi të kryer nga persona të paguar për të bërë vrasjen e të ndjerit. Në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës kanë sekuestruar si provë materiale 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra. Në kuadër të hetimit, policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e ekzekutimit, ndërsa po këqyren kamerat e sigurisë për të gjurmuar lëvizjet e autorëve. Në të gjitha akset kryesore dalëse të qytetit të Sarandës janë ngritur postblloqe të shumta kontrolli. Grupi hetimor po verifikon pistën e një...