Hetime për dokumentet e emigracionit, agjentët federalë mësyjnë për kontroll në banesën kongresmenes demokrate në Uashington!

Hetime për dokumentet e emigracionit, agjentët federalë mësyjnë për kontroll në banesën kongresmenes demokrate në Uashington!

Agjentët federalë kontrollojnë banesën kongresmenes demokrate në Uashington, hetim për dokumentet e emigracionit Agjentë federalë amerikanë kanë kontrolluar të hënën banesën e kongresmenes demokrate Ilhan Omar në Uashington, në kuadër të një hetimi penal që po zhvillohet nga autoritetet amerikane. Sipas Departamentit të Drejtësisë (DOJ), agjentët e Njësisë së Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI), pjesë e strukturave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli të autorizuar nga gjykata. “Ky veprim është pjesë e një hetimi federal në vazhdim”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë, pa dhënë detaje të tjera mbi çështjen. Sipas raportimit të New York Post, hetimi lidhet me dyshime për mashtrim të mundshëm në dokumentacionin e emigracionit të kongresmenes, përfshirë dokumentet që, sipas raportimeve, ishin plotësuar nga babai...