Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Heroi semantik i shqiptarëve të çdo kohe
Nga: Aurel Plasari (pjesë nga vepra Skënderbeu. Një histori politike, Tiranë 2010, fq. 828-829) Duke iu druar pra rrezikut që u përshkrua – rrekjes për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse – në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu në relacion me mbasardhësit theksohet si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash. Përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shteti më i madh...