Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Henry i indinjuar nga rregulli i Champions-it që dëmton Inter-in: “Si është e mundur?”
👁11834
1 Maj 2025 15:43 Telesport Ish-sulmuesi Thierry Henry ka kritikuar heqjen e avantazhit të golave në transfertë pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Barcelona-s dhe Inter-it. Nga studiot e CBS, Titi ka thënë: “E di se është kështu prej shumë kohësh dhe duhet ta pranojmë. Po si mund të shënosh tre gola në transfertë dhe të mos kesh një avantazh?”. “Për mua golat në transfertë kanë qenë të jashtëzakonshëm, nëse shënon tre jashtë fushe nuk mund të mos kesh një avantazh nëse ndeshja e kthimit mbaron 0-0”.