Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!
Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një zonë të banuar në periferi të Los Angelesit, kanë konfirmuar autoritetet lokale të zjarrfikësve. Helikopteri u rrëzua mes dy ndërtesave tregtare në lagjen Chatsworth, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) për BBC. Nga incidenti, një person tjetër është transportuar në një spital lokal, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Pamjet nga vendngjarja treguan dy kontenierë transporti dhe disa automjete të përfshira nga flakët. Zjarrfikësit njoftuan më vonë se zjarri ishte shuar. Ende nuk është bërë e qartë se kush po operonte helikopterin në momentin e aksidentit. Megjithatë, mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një helikopter lajmesh, i cili ndodhej në...
Burimi:
javanews.al