Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M). Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë. Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”. Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025. Lista e...