Haxhiu: Zvicra, një mik i veçantë i Kosovës

Haxhiu: Zvicra, një mik i veçantë i Kosovës

10 September, 2026 - 21:45 Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, duke vlerësuar marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Zvicrës. Në fjalën e saj, Haxhiu tha se lidhja mes dy vendeve është ndërtuar ndër vite mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe lidhjet e forta mes qytetarëve. Ajo theksoi se për shumë familje në Kosovë, Zvicra është bërë pjesë e jetës së përditshme, pasi atje jetojnë dhe punojnë prej vitesh shumë qytetarë nga Kosova. Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës gjatë periudhave më të vështira të historisë, si dhe për kontributin në zhvillimin e institucioneve dhe të vendit. Sipas saj, bashkëpunimi mes dy shteteve sot shtrihet në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, sigurinë, arsimin, ekonominë dhe kulturën. Ajo veçoi gjithashtu kontributin e komunitetit kosovar në shoqërinë zvicerane, duke përmendur si shembuj Ylfete Fanajn dhe Ardian Jusufin. Në fund, Presidentja në detyrë Haxhiu i uroi popullit zviceran paqe, mirëqenie dhe shëndet, ndërsa shprehu falënderim për miqtë zviceranë dhe mbështetjen e...