Hasimja zbërthen Ramën dhe Berishën: Njëri përballet me pakënaqësi, tjetri s’di ose aq di…
Ai analizoi zhvillimet e fundit politike dhe efektin që ato mund të kenë te dy partitë kryesore, PS dhe PD. Sipas tij, zhvillimet e reja politike apo gjyqësore mund të dominojnë përkohësisht ekranet dhe debatet publike, por nuk mund të zhdukin arsyet që kanë nxjerrë qytetarët në protestë. “95 ditë protestë dhe problemet janë ende aty” Duke folur për situatën brenda kampit socialist dhe zhvillimet që lidhen edhe me Erion Veliajn, Hasimja tha se një ndryshim i mundshëm në këtë situatë nuk do të mund të fshinte problematikat që kanë krijuar pakënaqësi te qytetarët. “Në rastin e Partisë Socialiste, mendoj që problematika e shfaqur gjatë gjithë kësaj kohe nuk do të eklipsohet qoftë edhe nga dalja e mundshme nga paraburgimi e Veliajt.” Sipas tij, ajo...
Burimi:
ntv.al