Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hasani me homologun izraelit: Shqipëria e palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi
👁6648
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me homologun izraelit, Gideon Sa’ar. Mësohet se ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Hasani thotë se gjatë takimit bënë një vlerësim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. “Sot zhvillova një takim produktiv me homologun tim izraelit, Gideon Sa’ar, në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Shqipëria qëndron e palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi, si dhe kundër çdo shprehjeje të intolerancës...