Has/ zbulohet kazinoja e paligjshme, arrestohet 47-vjeçari
Një lokal i përshtatur për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar nga policia në Krumë të Hasit, në kuadër të operacionit të koduar “Pokeri”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Has, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas informacioneve të siguruara për aktivitetin e paligjshëm. Në përfundim të ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë një 47-vjeçar, banues në Krumë, i cili punonte në lokal. Ndërkohë, pronari i subjektit, një 34-vjeçar, është shpallur në kërkim nga autoritetet. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 10 makineri elektronike të markës “APEX”, një tavolinë profesionale pokeri, fletore me shënime për shumat e luajtura nga klientët dhe një aparat celular. Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e pronarit, si dhe veprimet...
Burimi:
kohajone.com