Harry Potter, seria që e shndërroi magjinë në një fenomen letrar botëror

Harry Potter, seria që e shndërroi magjinë në një fenomen letrar botëror

E krijuar nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling, seria “Harry Potter” u bë një nga fenomenet më të mëdha të letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe të rinj, duke kapërcyer kufijtë e moshës dhe duke fituar miliona lexues në mbarë botën. E botuar mes viteve 1997 dhe 2007, seria me shtatë libra ndërtoi një univers magjik që vazhdon të jetë pjesë e imagjinatës së disa brezave. Ideja për personazhin e Harry Potterit i erdhi Rowlingut në vitin 1990, gjatë një udhëtimi me tren nga Mançesteri drejt Londrës. Shkrimtarja kaloi pesë vitet pasuese duke zhvilluar botën dhe personazhet e historisë, ndërsa libri i parë, “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, u botua në Mbretërinë e Bashkuar në qershor të vitit 1997 nga shtëpia botuese Bloomsbury. Një vit më...