Harry Kane, i tëri i artë, mbërrin në Madrid. Këpucë të reja, dhurata speciale dhe një sfidë
Fituesi i ri i “Topit të Artë”, Harry Kane, do të jetë të martën në “Metropolitano”, me zhgënjimin e ndeshjes së të shtunës kundër Dortmundit, ku humbi një penallti dhe goditi dy herë shtyllën. Por mbi të gjitha, sulmuesi anglez rikthehet në stadiumin ku humbi finalen e Champions League 2018-2019 me Tottenham kundër Liverpool-it (2-0). Në një intervistë për “MARCA”, Kane deklaroi: “Besoj se nuk kam luajtur kurrë kundër Atlético Madridit. Do të jetë hera ime e parë. Ata kanë treguar sa të fortë janë. Arritën në gjysmëfinalet e Champions League sezonin e kaluar dhe kanë gjithë respektin tim. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi të përgatitur. Në ‘Metropolitano’ humba një finale të Champions-it dhe ishte një moment i vështirë. Shpresoj të...
Burimi:
telesport.al