Harry Kane i jashtëzakonshëm; 14 gola dhe 6 asiste në 13 ndeshjet e para. Pretendent real për “Topin e Artë”

Harry Kane i jashtëzakonshëm; 14 gola dhe 6 asiste në 13 ndeshjet e para. Pretendent real për “Topin e Artë”

Të mos e konsiderosh sulmuesin anglez në garën për këtë çmim do të ishte e padrejtë. Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, por po aq vendimtar sa ata. Bayern Munich po kalon, çuditërisht, një periudhë me vështirësi, por ajo që nuk ndryshon kurrë është rendimenti i Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi dy gola, duke udhëhequr përmbysjen e bavarezëve ndaj Viking, që ndërkohë kishte kaluar në avantazh 2-0. Pak rëndësi ka që ndeshja përfundoi vetëm në barazim, shifrat e sulmuesit anglez mbeten të jashtëzakonshme dhe e bëjnë të domosdoshëm konsiderimin e tij si një kandidat serioz për “Topin e Artë”. Statistikat – Sa herë shkruajmë për Harry Kane, rikujtojmë atë që arriti gjatë sezonit 2025-2026, por ia vlen të theksohet edhe mënyra se si e ka nisur...