Harrojeni stoicizmin. Skepticizmi është filozofia e lashtë për të cilën kemi nevojë sot

Harrojeni stoicizmin. Skepticizmi është filozofia e lashtë për të cilën kemi nevojë sot

Skepticizmi dikur ishte një pjesë thelbësore e çdo arsimi liberal. Ja pse është koha ta rikthejmë. Nga Tim Brinkhof Nëse nuk i keni lexuar Meditimet e Mark Aurelit, me siguri keni dëgjuar për to – në mos në shkollë, atëherë në Instagram, TikTok ose në ndonjë podcast. Të shkruara nga perandori romak i shekullit II gjatë netëve të kaluara në çadrën e tij, mes marshimeve të gjata dhe betejave të përgjakshme, ato janë një nga tekstet themelore të stoicizmit, filozofisë së lashtë që lindi rreth vitit 300 para Krishtit dhe që, vitet e fundit, ka përjetuar një rilindje të papritur në rrjetet sociale. Rikthimi i stoicizmit në kohët moderne lidhet shpesh me librin “Pengesa është rruga…”, i botuar në vitin 2014 nga Ryan Holiday, ish-drejtues...