”Hapni sytë dhe shihni kush ju prin”, deputetja e PS, Mila ka një mesazh për demokratët
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar se vijon të mbetet peng i një drejtimi politik që i drejtohet dhunës sa herë i mbyllet rruga drejt pushtetit. Në reagimin e saj, Mila u ndal edhe te lajmi i mirë për Erjon Vishkullin, duke theksuar se shëndeti dhe jeta e një njeriu duhet të qëndrojnë mbi çdo interes partiak. “Përpara shëndetit të një njeriu, flamujt e partive duhet të ulen e jo të përdoren si fasho për plagë të tjera”, shkruan deputetja socialiste. Postimi i plotë Keqardhje për një Parti Demokratike që vazhdon të mbetet peng i një arkitekti dhune të cilit busulla politike i tregon vetëm zjarr e tym sa herë i mbyllet rruga...
Burimi:
kohajone.com