Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Hapet tenderi 20 milionë euro për By-pass-in e Sarandës, gjurma ku kalon segmenti 3.8 km
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të mërkurë tenderin me objekt “Ndërtim By-pass Sarandë, Faza I”, me një fond limit prej 1.99 miliardë lekësh, apo rreth 20 milionë euro.Rruga e re parashikohet të ketë një gjurmë kryesisht të re dhe synon të devijojë trafikun bregdetar në perëndim të qytetit. Ky projekt, sipas dokumenteve, vjen në kushtet kur trafiku është kthyer në një problem të vazhdueshëm, sidomos në pikun e sezonit turistik për qytetin bregdetar.“Nisur nga nevoja e përmirësimit sa më të shpejtë dhe efikas të infrastrukturës rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurën për By-pass-in e Sarandës”, thuhet në njoftim, me...