Hapet shtëpia-muze e Dritëro Agollit në Menkulas të Devollit, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Hapet shtëpia-muze e Dritëro Agollit në Menkulas të Devollit, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Në fshatin Menkulas të Devollit u hap shtëpia-muze e Dritëro Agollit, një hapësirë e re kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit, me synimin për të ruajtur kujtesën e tij dhe për ta afruar trashëgiminë letrare me brezat e rinj. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili vlerësoi kontributin e Agollit në letërsinë shqipe dhe lidhjen e veçantë që ai ruajti me vendlindjen. Sipas Presidentit, hapja e shtëpisë-muze nuk është vetëm një homazh për shkrimtarin, por edhe një mundësi për zhvillimin kulturor të zonës dhe promovimin e Devollit. “Njeriu largohet nga vendlindja për të njohur botën, por ka njerëz që, përmes veprës së tyre, e bëjnë vendlindjen të njohur për botën. Dritëro Agolli i bëri të dyja këto. Inaugurimi i...