Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Nesër më 24 Maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Mësohet se vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik do të jetë pa pagesë deri më 15 Shtator. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, tha se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë. Tuneli i Llogarasë është më i gjati në Shqipëri, prej 5.9 kilometrash. Për të shijuar bukurinë e bregdetit jonian nga Dukati, ku është hyrja e tunelit, deri në fshatin Palasë do të duhen vetëm 10 minuta nga 40 minuta që...
Burimi: Opinion.al