Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
👁6503
Këtë të shtunë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi laboratorin e ri ushtarak në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës. Laboratori mundëson të njëjtat analiza bio-kimike si Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministri tha se Spitali i Traumës është prej një dekade një strukturë civilo-ushtarake. Qëllimi, theksoi ai, është që investimet të jenë në dobi si të ushtarakëve dhe të civilëve. “Ky është shembull konkret”, tha Vengu. Ministri shoqërohej në këtë takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.