Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe lirimin e trotuareve. Në postimin e tij, shfaqen disa banorë që po çmontojnë vetë pjesën e mbuluar me tendë dhe xhama të biznesit të tyre, ndërkohë që kishte një mesazh për ta. “Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimin”, shkruan Rama në postimin e tij.
Burimi: Opinion.al