Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
Përmes një video në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat midis pallateve, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe skandaloze. Në komunikimin e tij në Facebook, Rama u shpreh se askush nuk ka të drejtë të përvetësojë hapësirat që janë pjesë e përbashkët e komunitetit dhe të përfitojë financiarisht nga to. “Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo saç janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve...