Hakerat sulmojnë supermarketet në Suedi, temperatura e frigoriferëve rritet në 70 gradë
Një sulm kibernetik ka goditur disa prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit në disa pika shitjeje. Sulmet ndodhën nga mbrëmja e së dielës, 1 nëntor, deri në mëngjesin e së hënës, 2 nëntor, duke prekur rrjetet e njohura. Sipas raportimeve të mediave lokale, hakerat kanë arritur të ndërhyjnë në distancë në sistemet e kontrollit të temperaturës së frigoriferëve dhe ngrirësve, ku ruheshin mijëra produkte ushqimore. Përmes këtij manipulimi, temperaturat janë ngritur deri në 70 gradë, duke rrezikuar sasi të mëdha mallrash. Dëme të ngjashme janë raportuar edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, ku sulme me të njëjtën mënyrë veprimi janë kryer pothuajse në të njëjtën kohë. Një skenar i ngjashëm ishte regjistruar më herët...
Burimi:
kohajone.com