Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, akseleratori linear që ofronte shërbime radioterapie dhe radiokirurgjie kishte dalë jashtë funksionit në dhjetor 2023, ndërkohë që jeta standarde e një pajisjeje të tillë është 10–12 vjet. Në të njëjtin institucion probleme janë konstatuar edhe me angiografinë dhe mikroskopët e sallave operatore. Burime të besueshme i thanë Inside Story se probleme ka edhe urgjenca e re, një godinë e inauguruar në vitin 2023 që kushtoi plot 17.8 milionë euro. Sipas burimeve, skaneri i urgjencës nuk punon prej dy vitesh. Edhe shërbimet e tjera kanë një sërë aparaturash jashtë funksionit. Në një përgjigje me shkrim për Inside Story, QSUT-ja e pranon tërthorazi se ky shërbim është ende i pambuluar me këtë aparaturë të rëndësishme për diagnostikimin. “SUNT disponon aktualisht shtatë...