Hakerat iranianë nxjerrin mbi 600 numra të personelit të SHISH-it, publikojnë edhe dokumente konfidenciale
Grupi iranian i hakerëve HomeLand Justice ka publikuar në Telegram një seri dokumentesh, ku pretendohet se përfshihen edhe numrat celularë të personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Sipas publikimit, bëhet fjalë për të dhënat e më shumë se 600 numrave celularë të stafit të SHISH. Pas kësaj ai ka publikuar edhe faturat e kompanisë telefonike për pagesat që janë bërë për këto numra ne emër të Shërbimit Informativ Shqiptar. Ky veprim vjen në një moment delikat ku ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për disa vepra penale.Në grupin në Telegram hakerat kanë publikuar edhe disa dokumente të tjerë, përfshirë disa certifikata sigurie për një punonjës të ministrisë së Jashtme dhe një shkresë të vitit 2018 nga...
Burimi:
gijotina.com