Haaland: Një moment për t’u mbajtur mend gjatë, duhet të qëndrojmë të bashkuar
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ishte protagonist në fitoren 3-0 që “qytetarët” arritën ndaj Liverpool në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Një sukses që i mban miqtë në krye të renditjes, ende të pamposhtur. “Kjo është pjesë e Manchester City, që të qëndrojmë të bashkuar. Për çdo tifoz, ky është një moment i mrekullueshëm që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, tha sulmuesi norvegjez. “Ishte një sfidë e vështirë, por sërish treguam karakter të jashtëzakonshëm, që nga Donnarumma e deri te lojtarët e vijës së parë. Jam shumë krenar për të gjithë“, tha më tej Haaland, që realizoi golin e parë. Duke folur për atmosferën në Anfield, ai shtoi: “Jo domosdoshmërisht më e tensionuar. Ka qenë gjithmonë e vështirë të...
Burimi:
telesport.al