Haaland, një gol për ndeshje në Champions. Norvegjezi parakalon Thomas Müller
9 Shtator 2026 12:31 Alfred Lleshi Me dopietën e shënuar të martën ndaj Portos në “Do Dragao” (0-2), Erling Haaland ishte protagonisti kryesor i fitores së Manchester City në ndeshjen e parë të Champions League. Norvegjezi arriti në 59 gola në këtë kompeticion, po aq sa numri i ndeshjeve të luajtura. Në moshën 26-vjeçare, Haaland ka shënuar gjithsej 302 gola në karrierën e tij me klubet. Me 59 golat në Champions, ai kaloi Thomas Müller, i cili kishte 57, dhe u ngjit në vendin e shtatë të renditjes së golashënuesve më të mirë të historisë së kompeticionit. Golat e Haaland në Champions janë ndarë kështu: 8 me Salzburgun, 15 me Borussia Dortmundin dhe 36 me Manchester City. Përpara tij në renditje janë Kylian Mbappé me...
Burimi:
telesport.al