Haaland: Në Champions duhet të fitosh ndeshje për të larguar presionin, uroj që Maresca të jetë i kënaqur
Erling Haaland i dha Manchester City një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Porto, në debutimin e tyre në Champions League. “Mendoj se ishte një fitore bindëse. Fituam jashtë fushe në një ndeshje të vështirë. Shikoni këtë atmosferë, ishte joreale në disa momente”, tha sulmuesi norvegjez. “Një ndeshje e mrekullueshme kundër kampionëve të Portugalisë. E dinim se do të ishte një luftë e vështirë tek për tek. Ata janë një ekip i shkëlqyer, mbresëlënës, të gjithë, luajnë futboll të mrekullueshëm. Por, me gjithë presionin, ne dhamë maksimumin. Kjo ishte ajo që bëmë”, shtoi Haaland, autori i dy golave. Më tej, sulmuesi i ‘citizens”, shtoi: “Sinqerisht, ne kontrolluam të gjithë pjesën e parë. Sigurisht, është pak e pakëndshme kur ata vijnë lart. Por ne krijuam...
Burimi:
telesport.al