Gullit: Ky Milan ka humbur identitetin. Titulli i Serie A? E pamundur ta thuash kush do ta fitojë

Gullit: Ky Milan ka humbur identitetin. Titulli i Serie A? E pamundur ta thuash kush do ta fitojë

“Shumë, shumë. Tepër”. Kështu i komentoi Ruud Gullit 14 humbjet e Milanit këtë sezon, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Më vjen keq për lojtarët, por mbi të gjitha për tifozët, – nënvizoi ish-ylli holandez i futbollit. – Është e vështirë, ky Milan është i panjohshëm. Tifozët duan vazhdimësi, jo një ndeshje të mirë dhe më pas shumë vështirësi”. Për të ardhmen e kuqezinjve, Gullit preferon të mos japë gjykime të shpejta: “Sinqerisht, nuk e di. Kam qenë aty para Krishtlindjeve, për ndeshjen ndaj Genoas, dhe ishte e tmerrshme, e tmerrshme. Tifozët milanistë e kanë të vështirë ta pranojnë...
Burimi: Telesport.al