Guardiola zbulon arsyen, ja pse nuk u përpoq të transferonte Messi-n kur ishte te City
25 Nëntor 2026 17:52 Telesport Në një intervistë të gjatë për legjendën e Brazilit, Romario, në emsionin e tij “Romario TV”, Pep Guardiola foli për shumë tema rreth karrierës së tij të deritanishme si trajner. Ndër të tjera, Guardiola ka zbuluar pse nuk u përpoq kurrë ta afronte argjentinasin Lionel Messi gjatë gjithë këtyre viteve që drejtoi Man. City-n. Arsyeja, thotë ai, nuk ka të bëjë as me sportin, as me paratë. Gjithçka lidhet me lidhjen emocionale të Guardiolës me klubin katalanas. “Nuk e kam telefonuar kurrë. Unë jam tifoz i Barcelonës dhe preferoja që ai të qëndronte atje,” pranoi Guardiola. Ai e vlerësoi shumë mentalitetin fitues të argjentinasit, të cilin e sheh si një nga çelësat që e kanë mbajtur Messin në majën e...
Burimi:
telesport.al