Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola për Yamal: Le të ndjekë rrugën e tij pa presione. Krahasimi me Messin? Flasim pas 15 vitesh…
Në një deklaratë të ngrohtë dhe domethënëse, Pep Guardiola, një nga mendjet më brilante të futbollit modern, ka folur për talentin magjepsës të Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës dhe një nga emrat më të përfolur në futbollin europian. Trajneri i Manchester City ka bërë thirrje për durim, respekt dhe qetësi ndaj një futbollisti që, ndonëse ende shumë i ri, ka nisur të marrë krahasime me vetë Leo Messin, legjendën më të madhe të historisë së klubit katalanas. “Duhet ta lëmë Lamine Yamal të ndjekë rrugën e tij. Kur të ketë luajtur për 15 vite, atëherë mund të flasim...