Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola: Mëkat që u eliminuam kështu, duhej të tregoheshim më cinikë
1 Korrik 2025 8:49 Alfred Lleshi “Është një mëkat”. Me këto fjalë plot hidhërim, Pep Guardiola e nisi konferencën për shtyp disa çaste pas humbjes 4-3 në kohën shtesë ndaj Al-Hilal. Skuadra saudite, e drejtuar nga Simone Inzaghi e eliminoi Manchester City nga Kupa e Botës për Klube. Trajneri i “citizens” vazhdoi: “Në këtë fazë të turneut janë të gjitha ndeshje të vështira. Ne iu dhamë atyre mundësi të krijonin tranzicione, por krijuam shumë edhe vetë. Në përgjithësi bëmë mirë”. Për ecurinë e ndeshjes, Guardiola u shpreh: “Ndërmorëm shumë aksione, por Bounou bëri pritje të pabesueshme. Nuk ka shumë për...