Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola i bën dalje titullarit dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, i cili kushton 75 milionë euro
2 Korrik 2025 18:58 Telesport Pep Guardiola ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me sezonin e ri. Tekniku spanjoll i ka bërë përfundimisht dalje Ederson, City do të përforcohet me një portier të ri këtë merkato. Emri që bind më shumë Guardiolën është Diogo Costa. Portieri i Portos, 25 vjeç, është një nga portierët më të mirë të momentit në botë. Klauzola e tij e lirimit, e vendosur në 75 milionë euro, nuk është një pengesë e pakapërcyeshme për financat e klubit anglez, i cili e sheh atë si një përforcim të nevojshëm për t’u rikthyer te suksesi...