Grueja Shqyptare (Amë e Bi)

Grueja Shqyptare (Amë e Bi)

Poezi nga Ndre Mjeda. Ka ra rrezja nder bajama! T’ bin e vet kshtu e pvetë e ama: – C’ke, moj bi, qi kjan e fshan? Kjan e fshan, e vetllat vran? – – Kjava shum, mori lum nana, Tuj qindisë e m’ ra gjylpana; M’ ra gjylpana nen balkue, E jam ulë tash me e kerkue. – – Po cka kje qi lodt t’ i xori? Ku kje dhima, a ku kje zori? A por, drue, mos m’je harlisë, Qysh se kjan – o tuj qindisë. Pasha nanen nuk mund t’ bari, Qi të me ndezet bija zhari! Do t’ a dije e zeza nanë, Pse ti vetllat shpesh m’ i vranë; Pse c’ kah mot, moj, buza s’ t’ qeshet E n’ argtime zemra s’ t’ ndeshet. – – Nuk a’ gja, moj nanë s’ a’ gja; Por po t’ tham, se...