“Grue prej zjermi”/ Libri më i ri i Donika Dabishevcit u promovua në Ferizaj
Promovimi i librit më të ri poetik të autores dhe poetes së njohur, Donika Dabishevci “Grue prej Zjermi”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Littera” ishte pjesë e veçantë e pasdites së dytë të Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”. Në një ambient të mbushur me artdashës, shkrimtarë, kritikë e miq të fjalës së shkruar, mbrëmja solli një atmosferë ku vargu i fuqishëm dhe ndjeshmëria e thellë femërore ishin kryefjala e bisedës.Për vlerat letrare dhe veçantitë krijuese të këtij vëllimi folën Arsim Hamiti dhe Mërgim Bekteshi, ndërsa Klejda Plangarica lexoi një shkrim kritik të Sarë Gjergjit kushtuar librit. Mbrëmja u pasurua me leximin e poezive nga vëllimi, të interpretuara nga poetja Naime Beqiraj, ndërsa ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë takim ishte se të...
Burimi:
kultplus.com