Greva për paga lë vendin pa transport hekurudhor

Greva për paga lë vendin pa transport hekurudhor

Qarkullimi i trenave të udhëtarëve në Kosovë është ndërprerë më 9 nëntor, për shkak të grevës së punëtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos, të cilët kërkojnë rritjen e pagave në përputhje me pozitat dhe përgjegjësitë e tyre. Ndërprerja ka prekur linjën Prishtinë-Pejë, e vetmja që aktualisht funksionon për transportin e udhëtarëve në vend. Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike Trainkos, treni i paraparë të nisej nga Prishtina në orën 07:50 do ta ndërpriste udhëtimin në Fushë Kosovë, pasi Infrakos kishte paralajmëruar ndalimin e shërbimeve infrastrukturore nga ora 08:00. Pezullimi i shërbimeve ka pamundësuar edhe qarkullimet tjera deri në normalizimin e situatës. Trainkos, që është përgjegjës për transportin hekurudhor, tha se ndërprerja ka ndodhur për shkaqe jashtë mundësive të tij operative dhe se shërbimet do të rikthehen sapo...