Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
👁5348
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur se greva është një opsion kushtetues dhe opozita duhet të provojë gjitha opsionet e mundshme. Në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Xhaferri shprehet se është shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale e 11 majit, pasi sipas tij janë lënë shumë gjurmë pas. “Greva është opsion kushtetues. Të gjitha opsionet brenda Kushtetutës duhen provuar nga opozita për të arritur qëllimin e saj kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, por patjetër ti nuk e arrin vetëm duke i rënë murrit me kokë, por duke i argumentuar dhe duke i faktuar....