Greqia kufizon rrjetet sociale nga janari 2027, ndalohet hyrja për fëmijët nën 15 vjeç, verifikimi nga platformat
Bota E Hënë, 5 Tetor 2026 10:04 Greqia e vendos moshën 15 vjeç si kufi për përdorimin e rrjeteve sociale, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. Qeveria do të propozojë ligjin pa pritur përfundimin e procedurave europiane. Për kontrollin e moshës do të përgjigjen platformat, përmes një sistemi që synon të ruajë edhe të dhënat personale të fëmijëve. Greqia përgatitet të ndalojë hyrjen në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke nisur nga 1 janari 2027. Ministri i Qeverisjes Digjitale, Dimitris Papastergiu, konfirmoi se vendi do të ecë përpara me legjislacionin kombëtar, pa pritur rregullat e Bashkimit Europian. Në një intervistë për agjencinë shtetërore AMNA, ai tha se procesi europian mund të kërkojë rreth 20 muaj. Sipas tij, kjo pritje do të...
Burimi:
kohajone.com