Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet greke. I riu nga Korça, Romarjo Tahiri, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, vrau një shqiptar në shtetin fqinj. Sipas hetimeve, viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është goditur me mjete prerëse, duke humbur jetën. Për 26-vjeçarin, Gjykata e Korçës kishte caktuar në vitin 2021 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga...
Burimi:
gijotina.com