Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Granit Xhaka flet me statistika, pasimet e vendosin të 2-tin në Bundesligë
👁14985
Granit Xhaka ka lënë pas një tjetër sezon mjaft pozitiv në karrierën e tij. Leverkuseni ka qenë zgjedhja e duhur për të, teksa edhe pse nuk fitoi trofe si në edicionin 2023/24, arriti të linte gjurmë kampionatin gjerman. Mesfushori shqiptar është një pikë kyçe e suksesit të Bajer Leverkusenit dhe këtë fakt e dëshmojnë vetë statistikat. Xhaka është lojtari i dytë me më tepër aksione me topin në Bundesligë, plot 3117 të tilla. Gjithashtu 32-vjeçari është futbollisti i dytë me më tepër pasime, me 2753 të tillë, në sezonin që përfundoi në Bundesliga./Sport Ekspres/