GRABITJE SPEKTAKOLARE! Hajdutët futen në banesën e kardinalit Ernest Simoni në Firence
Një grabitje është regjistruar në banesën e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Firence, ndërsa autorët kanë përdorur mjete të forta për të depërtuar në apartament. Sipas mediave italiane, dëmi dhe sendet e vjedhura kapin një vlerë prej rreth 30 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Piazza Duomo, në një banesë të administruar nga Kuria, ku 97-vjeçari Ernest Simoni jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni. Në momentin e grabitjes, banesa ishte bosh. Kardinali ndodhej në Londër për një takim me Mbretin Charles III, ndërsa nipi dhe bashkëshortja e tij ishin larguar nga banesa. Kur u kthyen, ata gjetën dyert dhe dhomat të dëmtuara dhe konstatuan se grabitësit kishin kontrolluar garderobat, sirtarët, valixhet dhe kasetat në kërkim të sendeve me vlerë....
Burimi:
ntv.al