Grabiti kasafortën me 600 mijë lekë në një dyqan në Kavajë, arrestohet 46-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Grabiti kasafortën me 600 mijë lekë në një dyqan në Kavajë, arrestohet 46-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

pamje nga arrestimi-kasaforta KAVAJË- Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 30-vjeçar, kanë vjedhur një kasafortë me rreth 600 mijë lekë dhe 6 aparate celularë në një biznes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit, në një dyqan rrobash në lagjen nr. 3 të qytetit, ndërsa rasti është denoncuar nga vetë menaxherja e biznesit. Sipas njoftimit të policisë, në banesën e 46-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua kasaforta e vjedhur së bashku me një sasi vlere monetare. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Njoftimi i Policisë: Kavajë/Vodhi kasafortën me rreth 600 000 lekë në një dyqan rrobash, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohet kasaforta e vjedhur, me një sasi vlere monetare brenda saj....