Grabiti 4 biznese brenda një jave në Shkëmbin e Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Grabiti 4 biznese brenda një jave në Shkëmbin e Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe prej vetëm pesë ditësh. Në kuadër të operacionit të koduar “Periudha”, është ndaluar një 31-vjeçar, D. B., banues në Hajdaraj të Kavajës, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, A. S., 31 vjeç, është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, dy të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë në markete dhe lokale përgjatë datave 17-21 tetor 2026. Vjedhjet janë zbardhur pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të verifikuar nëse dy të dyshuarit janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera në zonë....