Grabiti 120 mijë euro në dy banka në Tiranë, Robert Duka: U dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro sepse…
Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë me qira, i kanë mundësuar Policisë Kriminale të Tiranës të identifikojë dhe të arrestojë mbrëmjen e djeshme autorin e dy grabitjeve të bankave në kryeqytet, Robert Duka. Robert alias Albert Duka dyshohet se pjesën më të madhe të shumës prej afro 120 mijë eurosh, të vjedhur në dy filialet e bankave “OTP Bank” dhe “Raiffeisen Bank”, e ka shpenzuar në disa kazino të Tiranës. Mësohet se një shumë prej 6 mijë eurosh, Duka ia ka dhënë dy miqve të tij në Vlorë, duke i dorëzuar secilit nga 3 mijë euro. Kjo shumë tashmë është sekuestruar nga policia, pas kontrolleve të ushtruara nga efektivët e Tiranës...
Burimi:
ntv.al