ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

Një shqiptar ka përfunduar në burg në Angli, pasi u identifikua si autor i nëntë grabitjeve në banesa, ku përvetësoi sende luksoze me vlerë mbi 500 mijë paund. Prova vendimtare që çoi në zbulimin e tij ishte ADN-ja, të cilën 45-vjeçari e kishte lënë në disa prej banesave të grabitura, madje edhe në një shishe me solucion antibakterial që kishte përdorur për të fshirë gjurmët. Një prej grabitjeve më të rënda ndodhi në Ashford, ku shqiptari hyri në banesë, ndërsa pronarja ndodhej brenda. Ai vodhi bizhuteri, para dhe çanta luksoze me vlerë 221,438 paund. Gruaja dëgjoi hapa në katin e sipërm dhe njoftoi policinë, por autori arriti të largohej. Hetimet zbuluan se ai kishte vepruar në nëntë banesa në Kent, Londër, Buckinghamshire dhe Surrey. Një...